Ish-kryeministri Sali Berisha do të tentojë të krijojë destabilitet më 16 shkurt, kur opozita do të organizojë protestën kundër qeverisë socialiste të Edi Ramës. Berisha e ka treguar herë pas here dëshirën e tij për të krijuar destabilitet dhe trazira në vend, duke bërë madje dhe thirrje për luftë.

Ky skenar i frikshëm duket se po përgatitet në prapaskenë nga Sali Berisha, i cili ka tentuar gjithmonë në këto 28 vite të krijojë përplasje, trazira dhe luftë. Ky është shansi më i madh që Berisha të përdorë një skenar lufte në rrugët e Tiranës, ku nuk përjashtohet një ’21 Janar’ i dytë i përgjakshëm.

Berisha ka përsëritur disa herë kohët e fundit thirrjen për armatosjen e popullit, duke iu kërkuar shqiptarëve nga foltorja e Kuvendit të kapin armët dhe të dalin në rrugë. Ndaj dhe në fshehtësi, ai mund të jetë duke përgatitur një skenar të përgjakshëm për të bërë përgjegjës më pas Edi Ramën. Kjo është lënë të kuptohet edhe në mesazhin e fundit të Berishës, ku kërcënonte Ramën se nuk do t’i shpëtojë 16 shkurtit.

“Me kete rast dua ti them Edvinit, pregatitu se as diareja nga pasgoja jote e ndyre, as ekskrementet, as dhe felliqesite e argateve nuk te shpetojne nga verdikti i 16 shkurtit. Urrejtja e qytetareve ndaj teje do te shnderrohet ne fuqi nukleare dhe mjere ti. Fati i Maduros te pret!”, shkruante Berisha në rrjetet sociale.

Kërcënimet e tij të herëpas’hershme dhe thirrjet e shumta për armatosjen e popullit mund të konkretizohen në protestën opozitare të 16 shkurtit. Një ’21 Janar’ i dytë, që do të mbante sërish emrin e Sali Berishës, do t’i jepte goditjen e madhe Shqipërisë, e cila ndodhet një hap larg familjes evropiane. Për këtë arsye, drejtësia e re duhet të veprojë me shpejtësi të madhe dhe të shkatërrojë këtë ‘bandë’ politike, para se ata të shkatërrojnë Shqipërinë!