Pak minuta pasi kishte shkuar në restorantin ku prej disa muajsh po punonte kamarier, djali i hasretit, Lirim Hysenaj, 20 vjeçar nga Shtimja, i ka dhënë fund jetës së tij, ditën e djeshme.

Ditën e sotme familjarë e miq, të studentit të dy fakulteteve i dhanë lamtumirën e fundit.

Gazeta Ekspress raporton se Lirimi sapo kishte hapur restorantin ku punonte kishte kryer aktin e vetëvrasjes. Ishte kolegu i tij që e kishte gjetur trupin e pajetë të të riut, që më pas do të lajmëronte edhe familjen.

Babai i Lirimit, Ilmiu ka thënë se djali i tij nuk ka pasur probleme me askënd.

Të enjten, si çdo ditë tjetër ai kishte biseduar me djalin e tij para se të nisej për në punë, e thotë se nga shtëpia kishte dalë duke qeshur.

Në punë e kam përcjellë në mëngjes, ka hangër bukë në orën 04:30 e përcjella, thash ku po shkon tha në punë, i thash rri edhe pak o babi se pak herët tha jo po shkoj. Tu kesh u shku. Pak ma vonë, një koleg i tina që punojnë më tha Lirimi spo naj qel derën, thash qysh spe qel tha spe dimë. Ish kanë me në katin e dytë e ka thy xhamin, ngat derës djali kish pas ndërru jetë.”

Njëjtë për djalin e axhës së tij flet edhe Gazmendi.

Në shoqni u kanë shumë i dashur, nuk e dimë që ka pas diçka probleme me dikë, ka qëndru mirë edhe ka ana financiare. U kanë shumë i qetë dhe i heshtur në të njëjtën kohë. Ska qenë njeri i problemeve.”

Familja nuk e di se çka mund ta ketë shtyrë Lirimin drejt vetëvrasjes, e thonë se ai ishte person i qeshur që nuk kishte probleme me askënd.

Për të fjalët më të mira i kanë shkruar edhe shokët e shoqet e të ndjerit.

Përmes Facebook’ut shoqja e ngushtë, ka shkruar se ditën kur ndërroi jetë, Lirimi i kishte shkruar për ta falënderuar e për t’i kërkuar falje.

I ndjeri, 20 vjeçari Lirim Hysenaj ishte student me nota 10-she e po studionte “Inxhinieri Industriale me Informatikë” dhe “Shkenca Politike”.

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur për Express se i ndjeri ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar.