Një recetë shumë e thjeshtë për këto mini-torta që do ju mahnisin.

Përbërësit:

200g sheqer

130g miell

35g kakao

1 lugë e mesme pluhur për pjekje

1 lugë e mesme sodë

Një vezë

1 banane

120ml ujë

60ml qumësht

60 ml vaj pa shije

Ekstrakt vanilje

Glazura:

90g çokollatë e prerë

113g gjalpë

120g sheqer pluhur

1 lugë e mesme ekstrakt vanilje

Përgatitja:

-Nxeni furrën në 180 shkallë C. Në një enë të madhe përzijeni sheqerin, miellin, kakaon, pluhurin për pjekjen, sodën e bukës dhe kripën.

-Në një enë tjetër, përzini vezët, bananën e shtypur, ujin, qumështin, vajin dhe ekstraktin e vaniljes. Shtoni masën e vezës tek masa e miellit dhe përzini.

-Derdheni masën e fituar në një enë për pjekje të përshtatshme për cupcakes-a.

-Lëreni të ftohet.

Glazura e çokollatës:

Shkrini çokollatën në një enë mbi tenxhere të mbushur me ujë të ngrohtë. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni te ftohet.

-Në një enë, përzijeni me mikser gjalpën deri sa të jetë e bardhë (2 minuta). Shtoni sheqerin dhe përzini prapë deri sa të fitohet një masë homogjene (3 minuta). Shtoni çokollatën dhe përzini prapë në shpejtësi maksimale (4 minuta). Pastaj zbukuroni mbi cupcakes me masën e fituar.