Kur hedh një foto në qendër të së cilës jeni vetë ju, padyshim që prisni t’ju komentojnë rreth veshjes, flokëve apo detajeve tjera si këto.

Një çudi i ka ndodhur fotos së postuar nga Paula Sophia Garsia Espino, e cila ka postuar një foto nga tualeti dhe as që i shkonte ndërmend që njerëzit do i përkushtoheshin detajeve të arredimit.

Fotoja e saj u bë virale, kur një person vuri re se letrat higjienike ishin shumë larg bidesë, pra pasi mbaron punë në tualet ti duhet të ngrihesh që të marrësh letrat për t’u fshirë.

Imazhi i Paulës është shpërndarë mbi 2000 herë duke marrë vëmendjen për arsyen e “gabuar”.

Epo, kur do të bësh si e bukur dhe nuk sheh sfondin mbrapa.