Kombëtarja e Kroacisë ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të Kupës së Botës në Rusi.

‘Të zjarrtit’ kanë siguruar finalen e botërorit për herë të parë në histori të kombit të tyre.Ky sukses u festua shumë në gjithë qytetet e Kroacisë, madje edhe ministrat e këtij vendi janë paraqitur me fanella të ekipit kombëtar në një mbledhje të qeverisë.

Por, prodhimi i këtyre fanellave ka ngjallur debat të madh në Kroaci.‘Blic.rs’ ka publikuar një fotografi të një fanelle të ekipit të Zlatko Daliq, e cila është blerë në Kroaci, ndërsa është prodhuar në Serbi.

Në Kroaci këto ditë ka pasur shumë reagime të ashpra rreth prodhimit të fanellave, me dyshimet që janë importuar nga Serbia.