Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi ka publikuar një video të të birit, Tian në Instagram teksa ai është duke thënë fjalët e para.

Në video, duket Tiani i vogël, i cili e thërret të ëmën në emër teksa ajo po e ushqente.

Edhe pse është e rezervuar në publikimin e fotove të të birit, këngëtarja nuk i ka rezistuar këtij momenti dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Rreth një vit më parë Tuna dhe partneri i saj, Patris Berisha, u bënë prindër të një djali të vogël, Tianit./Shqiptarja