Mbrëmjen e kaluar, kurorën e Miss BumBum e mori braziliania Ellen Santana. Konkursi për të pasmet e përsosura nuk përfundoi pa incidente.

Modelja dhe kërcimtarja 31-vjeçare mori çmimin para qindra njerëzve në Sao Paolo. Por, pak minuta pasi organizatorët shpallën fituesen, konkursi brazilian u kthye në kaos.

Një konkurrente tjetër, e quajtur Aline Uva iu afrua dhe e grisi shiritin e fitueses duke i thënë: Të pasmet e tua janë false.

“Unë tërhoqa titullin e fitueses pasi unë jam e vetmja femër që e meritoja. Unë plotësova të gjitha rregullat e lojës, të pasmet e mia janë reale, ndërsa të pasmet e saj janë plastike. Miss BumBum është një farsë. Mund t’i provoj me fakte të gjitha këto që them”, tha ajo.