70 liderë nga e gjithë bota u mblodhën në Paris për të shënuar armë-pushimin e nënshkruar 100 vjet më parë, në përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Gjatë këtij takimi ndodhi diçka e pazakontë. Teksa po kryente disa takime, presidenti Macron dhe kancelarja Merkel takuan një zonjë të moshuar 101 vjeçare.

Kjo e fundit nuk po iu besonte syve që takoi presidentin e Francës, e ndërsa kancelaren Merkel e pyeti nëse ishte ajo zonja Macron. Merkel i tha se është Kancelarja e Gjermanisë, ndërsa zonja e moshuar sërish këmbënguli duke i bërë sërish të njëjtën pyetje./BBC/Shqipëriaime (G.B)