Një 19-vjeçare në Indi është v*rrosur e gjallë pas një konflikti që familja e saj ka pasur me një biznesmen për një çështje pronësie
Khushboo Khatun, ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur 3 persona i kanë dalë para dhe e kanë futur në një gropë duke e varrosur brenda të gjallë.

Raportohet se pasi prindërit e saj janë bërë merak, e sëbashku me disa bashkëfshatarë të tjerë kanë dalë për ta kërkuar.

Por i ati i saj, pasi ka parë që gropa e madhe ishte e mbushur me zhavor, dhe me dyshimin se vajzën mund ta kenë v*rrosur brenda ka filluar të gërmojë.

E dyshimet e tij rezultuan të sakta, vajza ndodhej aty, thuajse e pajetë. Skana e “zhvarrimit” është filmuar dhe është publikuar, duke u kthyer në virale.

E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie të një biznesmeni me prindërit e vajzës që nuk kishin rënë dakord për t’i shitur tokën për shumën që ata u kishin ofruar.

Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka ar*estuar personat përgjegjës, por raportohet se ky është vetëm një nga pak rastet në Indi, ku persona të papërgjegjshëm abuzojnë me shtresën më të varfër