Jemi në fund të muajit Janar, por duket se moti do të na vazhdojë të na surprizojë, duke na sjellë kështu dimrin e vërtetë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarik, për ditën sotme moti do të jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu intesive në zonën Perëndimore, ndërsa zonat malore do të vijojnë rreshje bore lartësitë 600 metra në nivelin e detit.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10-20 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i lartë deri në 5 ballë me lartësi vale 1,5 – 2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të vijojnë me rënie në mesditë.