Një djalosh 14-vjeçar, i cili ishte zbuluar nga policia se kishte mbjellur bimë të ka.nabisit në vlerë prej 200 mijë funteve në banesën e tij, është dënuar nga një gjykatë angleze me 15 muaj b.urgim.

Adoleshenti deklaroi se ndihet i pafajshëm për akuzën për prodhim të ka.nabisit, duke thënë se është t.rafikuar nga Vietnami dhe ka qenë i detyruar nga tr.afikantët që të përkujdeset për 168 bimë për dy muaj të tërë. Megjithatë, gjykata e shpalli atë fajtor pas seancave gjyqësore që zgjatën dy ditë.

Djaloshi ishte zënë në flagrancë nga policia në Durham të Anglisë në korrik të vitit të kaluar. Ai do të dërgohet në një qendër ndalimi për imigrantë ilegalë. Prokurori i rastit ka deklaruar se trupi gjykues nuk e ka pranuar si të vërtetë rrëfimin e të dënuarit lidhur me t.rafikimin.

Djaloshi ka thënë se prindërit e tij kanë v.dekur në dy ak.sidente të ndryshme dhe se ka punuar në fermën e dajës së tij në Vietnam, ku është përkujdesur për buajt. Më pas, sipas tij, ai është dërguar në Rusi, para se të zhvendosej në Francë dhe të hynte në Britani të Madhe përmes një kamioni, shkruan “Daily Mail”.