Artikulli i Zërit të Amerikës ku dolën në pah përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko kanë bërë që Kryeministri Rama të reagojë ashpër ndaj VOA.

Ndër të tjera Rama ka akuzuar se VOA flet nga kazani i Tiranës.

Për këtë sulm të papritur ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili konsideron një akt të turpshëm.

“Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!” /albeu