Mançester Siti ka arritur një fitore tejet të “ekzagjeruar” kundër ekipit të Burton me rezultatin e thellë 9 me 0. Ndeshja e luajtur në “Ethihad” i ka befasuar që të gjithë, ku janë parë lojtarët e Guardiolës që tregohen të pamëshirshëm.

Por, kjo ndeshje nuk mbaron me kaq. Një bastvënës i apasionuar, ka arritur që të fitojë shuma marramendëse pas “xhekpotit” në ndeshjen e luajtur për “Carabao Cup”. Ai kishte vendosur 24 dollarë që Kevin de Bryjn do të shënonte golin e parë dhe që siti do të fitonte me rezultatin 9 me 0. Shumë pa mund ta besonin këtë bast she shumica do ta quanin të çmendur atë, por ai ka arritur që të fitojë rreth 9 mijë dollarë prej kësaj.