Dy persona janë a.rrestuar së fundi pasi kanë tentuar të mashtrojnë 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm kufiri në Kosovë.

Sipas policisë mësohet se të a.rrestuarit janë një 29 vjeçar me inicialet B.B, dhe një shtetas tjetër me inicialet I.L 24 vjeç, të dy këta nga Tirana pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të mashtrojnë, shtetas për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ata a.kuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shumës prej 1000 euro ata kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë

Njoftimi i plotë i policisë:

Go.ditet një tentativë e k.ontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta, 2 në pranga Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasit B.B. 29 vjeç dhe I.L. 24 vjeç, nga Tirana. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kundrejt shumës monetare 1.000 euro kanë mashtruar 4 shtetas që vinin nga vendet e treta, për t’i transportuar nga Tirana në Kosovë. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarve.

Ata a.kuzohen për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, mbetur në tentativë” dhe “Mashtrim”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.