Kombëtarja shqiptare është në kërkim të trajnerit të ri.

I ftuar në emisionin “Opinion” kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka komentuar zërat për emrat që lidhen me kombëtaren.

Ai zbuloi bisedën që ka bërë me De Biasin por theksoi se ish-trajneri kuqezi nuk do rikthehet te stoli i kombëtares.

De Biasi? “Nuk e besoj se do të jetë trajneri ynë. Përpara se të vija në emision fola me të, por jo në lidhje me kombëtaren. Me të fola për disa projekte që ai ka në plan. Donadoni është emër i madh për ne. Nëse arrijmë ta bindim, mund të jetë trajner. Me Rejan kam folur në Shkodër, por nuk e kam pyetur për Shqipërinë”, ka përfunduar Duka.

Shqipëria i mbylli dy ndeshjet e para të Grupit H eliminator të Euro 2020 me një humbje dhe një fitore.

Disfata 2-0 me Turqinë në “Loro Boriçi” nuk kaloi pa pasoja, teksa presidenti Duka shkarkoi trajnerin Christian Panucci.