Që nga dridhja e duarve duke pirë një gotë me çaj, deri te nevoja e shtuar për gjum gjatë ditës, shkencëtarët kanë paralajmëruar për simptomat e hershme të tumorit të trurit, të cilat nuk duhet të injorohen.

Një studim i bërë me 39 pacientë me tumor në tru, tregon se sa të padukshme mund të jenë shenjat e tij. Shumica e njerëzve kanë tendencë t’i injorojnë këto simptoma. Ky studim u realizua nga Dr. Suzanne Scott e Universitetin të Londrës. Prognoza për mbijetesë e kancerit të trurit është shumë e dobët. Shanci për mbijetesë tek këta pacientë është shumë i ulët, 40% prej tyre mbijetojnë 1 vit pas diagnostikimit, kurse vetëm 20% prej tyre mund të mbijetojnë deri në 5 vite.

Për të identifikuar arsyet se pse simptomat e këtij lloji të tumorit mungojnë dhe njerëzit zakonisht i injorojnë, hulumtuesit intervistuan 39 të rritur, që janë dagnostikuar me këtë lloj tumori. Shumica e këtyre pjesëmarrësve pohuan se simptomat ishin aq të padukshme saqë ata nuk i kishin marrë si serioze. Disa nga këto simptoma të hershme ishin: mungesë koncentrimi, kokëdhimbje, dhe disa simptoma psikologjike siç janë: interesim i dobët për aktivitete, hobi apo punën e tyre. Pjesëmarrësit gjithashtu pranuan se nuk kishin bërë një konsultë me doktorë, derisa këto simptoma filluan të bëhen më serioze.

“Studimet e ardhshme duhet të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të vetëdijësuar dhe informuar njerëzit për këto simptoma të hershme, në mënyrë që ky lloj tumori të parandalohet sa më herët të jetë e mundur”, tha autorja e këtij hulumtimi.