Për të gjithë të rinjtë që zotërojnë aftësi të larta teknologjike, studentë të teknologjisë së informacionit dhe themelues të startup-eve, tashmë ka një mjedis në Tiranë ku mund të zhvillojnë idetë e tyre.

TECHSPACE, qëndra e ngritur pranë Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, do t’i shërbejë të gjithë të rinjve që ndër të tjera, duan të ndjekin edhe kurse apo të mentorohen nga profesionistët më të mirë të fushës.

Gjatë një interviste për ERTV-në, që kësaj here nuk u zhvillua në studion e zakonshme por në mjediset e TECHSPACE, drejtoresha e kësaj Agjencie, Linda Karçanaj, tha se në këtë mjedis inovator, të rinjtë mund të përdorin mjetet e teknologjisë së fundit për të zhvilluar projektet e tyre inovatore.

Karçanaj kujtoi edhe premtimin e Kryeministrit Rama, sipas të cilit, në harkun kohor të një viti pune, 10 projektet më të mira që lindin nga techspace, do të shkojnë në Silicon Valley të Kalifornisë, një destinacion fantastik për të gjithë profesionistët e teknologjisë.

“Sot nën moton ‘Mëso, Krijo, Guxo’, është krijuar një ambient bashkëkohor për të gjithë ata që duan të zhvillojnë produkte innovative. Të gjitha grupimet e start up-eve mund të gjejnë këtu një shtëpi ku mund të përdorë bazën softwerike dhe hardwerike. Të rintë do të kenë mundëisnë të trajnohen jo vetëm nga ekspertë dhe profesionistë të AKSH-it por edhe nga ata që do të mbërrijnë nga Microsoft. Vetëm në një muaj ne kemi patur 350 të regjistruar në techspace. Janë rreth 100 studentë dhe startupe që cdo ditë punojnë mbi tre orë të ditës së tyre duke punuar këtu. Janë rregjistrurar edhe start upet e para që vijnë me produkte innovative, si përmirësimin e protipit të syzeve që i vijnë në ndihmë personave të verbër”, tha Karçanaj.