Mediat më të mëdha në Itali si “Sportmediaet” dhe “Corriere dello Sport”, nuk kanë vonuar të publikojnë shkarkimin e Christian Panuccit nga stoli i Kombëtares së Shqipërisë.

“Lajmin e ka dhënë federata menjëherë pas humbjes 2-0 ndaj Turqisë, shkruan “La Gazzetta Dello Sport”, që më pas vijon “Humbja shtëpiake me Turqinë ka sjellë shkarkimin e Panuçit, që zëvendësoi në këtë detyrë Xhani De Biazin. Kombëtaren do ta drejtojë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema”.

Edhe “Sportmediaset.it” ka njoftuar shkarkimin e Panuccit.

“Mbyllet në më pak se dy vite aventura e Panuccit në stolin e Shqipërisë. Fatale për teknikun italian ishte humbja ndaj Turqisë në ndeshjen e parë të grupit H të eliminatoreve të Euro 2020”.