Ka disa lloj tumoresh shumë të njohur dhe përhapur, ndërsa ka të tjerë të cilët janë të panjohur, ku një pjesë e mirë e njerëzve nuk e dinë që ekzistojnë. Janë të rrallë, por janë! Një prej tyre është tumori në vesh, për të cilin shumë nuk kanë dëgjuar.

Njëlloj si tumoret e tjerë duhet konstatuar sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që të kurohet në mënyrën e duhur.

Bëhet fjalë për një tumor të rrallë dhe për këtë arsye shpesh në fazën fillestare ngatërrohet me patologji të tjera ose më keq akoma, injorohet.

Diagnostikohet me rezonancë magnetike dhe me anë të biopsisë.

Tumoret malinj në vesh, mund të kurohen nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjike, ndërhyrje e pjesshme ose totale, në varësi të përhapjes. Ashtu si në llojet e tjera të kancerit, pas ndërhyrjes, personi i sëmurë duhet ti nënshtrohet cikleve të kimioterapisë dhe radioterapisë.

Mundësia e mbijetesës nga një tumor i tillë është shumë e ulët, rreth 10% kur kanceri është shumë i përhapur, ndërsa shkon 70% kur kapet në fazën fillestare, shkruan noa.al.

Sa më parë që të diagnostikohet, aq më parë kurohet dhe aq më shumë shtohen mundësitë e mbijetesës. Ky lloj tumori shkakton dhimbje të forta koke, të përziera të vazhdueshme dhe marrje mendsh. Ndërsa kur bëhet fjalë për një tumor të përhapur shumë dhe të shtrirë edhe në sipërfaqe, duhet treguar kujdes ndaj plagëve në veshë, të cilat nuk shërohen për javë të tëra. Ato që nxjerrin gjak dhe nuk shërohen, mund të jenë sinjale të qarta kanceri. Kanceri i veshit është i rrallë, por ekziston, ndaj sa më parë të zbulohet, aq më mirë është.