Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja tro.nditëse lidhur me vra.sjen e avokatit të Shullazit mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Sipas gazetarit Hoxha vra.sja ma.fioze e avokatit Ravik Gurra është dëshmia më e qartë se në çfarë niveli është ngritur kr.mi i organizuar në vend.

Hoxha, vra.sjen e avoktit e ka krahasuar me ngjarjen në Beograd në vitin 2018, ku u v.ra avokati i njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç) para banesës së tij.

Artan Hoxha shprehet se “Ngjarjet ngjajne si dy pika uji, jo thjeshte per ate cfare te dy avokatet perfaqesonin apo mbronin ne profesionin e tyre, por per faktin se askush nuk i degjoi sirenat e alarmit ne kohen e duhur per ti dale perpara te keqes.”.

Postimi i plotë:

Vr.asja e avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç) para baneses se tij ne Beograd, veren e kaluar, me nxiti te publikoja nje status me 31 korrik 2018, dhe te beja nje paralelizem te situates kri.minale ne Serbi me ate qe po kalonte Shqiperia.

Per fat te keq nuk jane mbushur as 8 muaj, nga ky alarm dhe ja ku mberritem. Ek.zekutimi tipik mafioz i avokatit te njohur Ravik Gurra, dje ne mbremje ne nje kafe ne qender te Elbasanit, eshte deshmia me e qarte se ne cfare niveli eshte ngjitur kr.imi i organizuar ne vend.

Ngjarjet ngjajne si dy pika uji, jo thjeshte per ate cfare te dy avokatet perfaqesonin apo mbronin ne profesionin e tyre, por per faktin se askush nuk i degjoi sirenat e alarmit ne kohen e duhur per ti dale perpara te keqes.

“Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të dro.gës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit”,

shkroi shtypi i Beogradit pas vra.sjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç. Ai ishte vi.ktima e 19-të në këtë vit lu.fte të ashpër mes ba.ndave kri.minale në Serbi.

Në vitet e fundit klientët e Ognjanovicit ishin disa nga figurat më të njohura të botës serbe të kri.mit. Vra.sja shkaktoi një grevë njëjavore të kolegëve të tij në të gjithë Serbinë.

“Kush do të guxojë tani të ofrojë konsulencën ligjore për klientët që kanë të bëjnë me grupet e mafias dhe vra.sjet?”, thotë Bozo Preleviç, avokat i njohur dhe ish-bashkëministër”.

Ajo qe ka ndodhur vitet e fundit ne Serbi mes dy grupeve me te forta kri.minale, Shkaljari dhe Kavac me origjine nga zona e Kotorrit ne Malin e Zi, duket si nje foto kopje e serialit kri.minal qe vazhdon te mos kursej jeten e askujt ne Elbasan. Dhe si gjithnje shkaqet jane te njejta, lu.fta per tra.fikun e nar.kotikeve dhe kontroll te territorit, e kombinuar me mbeshtetjen politike dhe korruptimin e policise apo sistemit te drejtesise kane cuar ne te njejtin bilanc tr.agjik vi.ktimash. Shoqata e avokateve ne Tirane ka lajmeruar dhe ne oret e vone te nates se do te ndjek shembullin e kolegeve te saj ne Beograd duke bojkotuar proceset gjyqesore.

Por a eshte kjo zgjidhja?!!!

Konkluzioni eshte i njejte ne te dyja rastet:

“Vra.sësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve”….