Arkeologët në provincën Henan që ndodhet në Kinë kanë bërë një zbulim, i cili cilësohet si i rrallë.

Shi Jiazhen, kreu i Institutit të Relikeve Kulturore dhe Arkeologjisë në Luoyang ka treguar se ditën e djeshme, një grup arkeologësh kanë zbuluar një varr që i përkiste dinastisë Han Perëndimore.

Kjo dinasti ka ekzistuar në vitet 202 para Krishtit. Por lajm nuk përbën fakti se është zbuluar një varr, por ajo çka është gjetur brenda këtij varri.

E ditur bëhet se brenda këtij varri është gjetur një lëng në një kanë metali. Ky lëng njihet si “eliksiri i jetës”.

Fillimisht arkeologët që e zbuluan menduan se ishte liker, pasi kishte një aromë alkooli. Por kërkimet e mëvonshme zbuluan se përbërësit kryesor ishin nitrat kaliumi dhe alunit, përbërësit kryesor të një ilaçi të pavdekësisë, të përmendur në tekstet e lashta taoiste.

Kjo është hera e parë që “ilaçi i pavdekësisë” gjendet në një varr në Kinë.