Ishte data 15 prill e vitit 1989, kur ajo ditë e zezë shënoi dhe fatkeqësinë tragjike sportive.

Ngjarja fatkeqe ku plot 93 tifozë u shtypën për vdekje gjatë ndeshjes gjysmëfinale të ‘FA Cup’, midis Nottingham Forest-Liverpool. Ky kaos i madh u shkaktua në stadiumin ‘Hillsborough’, ku një pjesë e tifozëve të ‘The Reds-ave’ u lejuan të hyjnë nga pjesa e pasme teksa ndeshja kishte nisur. Rreth 2000 të tillë sollën një mbipopullim të stadiumit në fjalë, gjë e cila solli dhe shtypjen e tifozëve të tjerë në rradhët e mëposhtme.

E ndërsa ishte pikërisht kjo tragjedi e rëndë e cila solli dhe ndryshimin rrënjësor të futbollit anglez. Kjo pasi u vendosën ligje mjaft të ashpra për tifozerinë e dhunshme, u ndryshua infrastruktura e stadiumeve tërësisht ku tashmë edhe sot e kësaj dite, mbarëvajtjen nuk e mbajnë më gardhet apo rrjetat e telit por dhuna e ligjit. Pra edhe sot ky kampionat, anglezi, është i vetmi në botë ku tifozët janë ngjitur me fushën e gjelbër./Shqipëriaime