Gazetari Adi Krasta gjatë emisionit të tij ‘’A Show’’ ka thumbuar gazetaren Mira Kazhani. Krasta i është drejtuar nga ekrani Kazhanit duke i thënë:

“Zonja Kazhani ku shkojnë paratë e bashkisë, a mundet që portali Tirana Post të bëjë një analizë se ku shkojnë këto para.’’
Krasta gjatë kohës që i drejtoi këto fjalë Mira Kazhanit ka pasur të ftuar në studion e emisionit të tij, ekspertin e ekonomisë, Pano Soko.

Ka qenë Soko ai që tha se në 4 vjet Erjon Veliaj tha 380 leje ndërtimi, ndërkohë që janë rritur taksat dhe tarifat në kryeqytet.

Po ashtu ai shtoi se për mbjelljen e pemëve ka harxhuar 600 mijë dollarë, ndërsa niveli total i investimeve është 22 milion dollarë.

Kujtojmë këtu se Mira Kazhani së fundmi ka aksidentuar një të ri me makinës e saj. Për këtë gjë ka pasur shumë polemika dhe është përfolur shumë se kryeministri Rama dhe Veliaj kanë ndihmuar gazetaren që ajo mos të marrë dënimin e duhur.