Një stjuardesë ka treguar se ajo dhe koleget e saj paguhen aq pak sa janë detyruar të sheshin uniforma të palara në internet.

Punonjëset e ajrit pretendojnë se paga e ulët i ka bërë që të kënaqin fiksimet e njerëzve në internet.

Stjuardesa nga linja ajrore të njohura, duke përfshirë easyJet, Jet2, Virgin Atlantic dhe Emirates prej kohësh tashmë shesin në eBay geta ose uniforma të përdoruara dhe të palara.

Uniformat dhe getat e palara listohen shpesh në faqen e internetit si ‘shumë të konsumuara dhe të pajisura me aromën time natyrale’ për të fiksuarit që i blejnë.

Stjuardesa e ekuipazhit të Norwegian Airlines, e cila dëshironte të mbetej anonime, pohoi se disa prej kolegeve të saj u janë ofruar deri në 580 euro për një palë geta të veshura dhe ato kanë pranuar.