Një vajzë e vogël vetëm 4 vjeçe gjeti vd.ekjen pasi u la nga i ati, brenda makinës në diell, për nëntë orë.

Babai ishte nisur për në kopshtin e Yiyang në provincën kineze të Hunan, ku duhet të çonte vajzën Qi Qi, por doli nga mjeti për t’iu përgjigjur një telefonate.

I shpërqendruar nga telefonata ai harroi që të nxjerrë vajzën nga makina.

Kështu ai i dha mjetit deri në një parkim aty pranë dhe e la vajzën brenda, duke ikur në punë. Por gjatë kësaj të hëne, kur dhe ndodhi ngjarja tragjike, temperaturat arritën 30° C.

Alarmi u dha nga nëna e së miturës, e cila kur shkoi për ta marrë, mësoi se e bija nuk kishte shkuar, raporton noa.al.

Vogëlushja u gjet e pajetë në sediljen e pasme të makinës së të atit rreth orës 17.00 të së hënës. Babai pranoi se e kishte harruar vajzën në makinë, pasi ishte shpërqendruar nga telefonata që kishte marrë.