Olen Çesari është nga ata shqiptarë që na bën krenarë nëpër botë me emrin e tij. Violinisti me famë ndërkombëtare ka qenë i ftuari i radhës në ‘Xing me Ermalin’.

Belinda ka ardhur në studio për t’i drejtuar pyetjen me spec, të përgatitur për muzikantin, por Oleni u vu pak në siklet.

“A i bie ndonjëherë me dorën e majtë, që të duket sikur i bie dikush tjetër violinës?-ka qenë pyetja e velinës, e cila pas pjesës së parë të saj, merr tjetër kuptim!

Oleni i është kthyer direkt, se sa kohë janë menduar për ta gjetur këtë pyetje të vështirë, por nuk mungoi edhe një përgjigje nga ana e tij.

“Jo, vetëm me të djathtën i bie”-ishte përgjigjia e violinistit.