Që prej korrikut të vitit 2018, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze.

Xhensila dhe Besi e kanë treguar gjithmonë që Ajka është pika e saj e dobët edhe pse kanë preferuar që ta mbajnë larg mediave.

I ftuar në barin e emisionit “THUMB” nga Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, aktori ka treguar arsyen pse nuk publikojnë asnjë foto të Ajkës ndonëse interesi publik është i madh.

“Nuk e kemi mbajtur larg për çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim, sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë.

Fëmija im ka kohë të rritet dhe të vendosë vetë për veten e tij. Ndonjëherë i bëjmë ndonjë foto të bukur dhe themi “ahh sikur ta hidhnim këtë në Instagram, sa bukur ka dalë “. Por Ajka ka kohë të rritet, ka nevojë të marri nga natyra të gjithë pjesën që i takon”, përfundoi Besi.