Një burrë është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak se dyshohet që e ka hedhur një fëmijë 5-vjeçar nga ballkoni i një qendre tregtare.

Sipas raportit policor, një burrë 24-vjeçar është a.rrestuar për këtë incident. Komandanti i policisë së qytetit Bloomington, Jeffrey Potts, tha se dëshmitarët i kanë treguar policisë që fëmija mund të jetë shtyrë ose mund të jetë hedhur nga kati i tretë në katin e parë.

Zyrtarët policorë ia kanë dhënë ndihmën e parë fëmijës, por sipas tyre, ai ka pësuar lë.ndime të rënda dhe është dërguar në spital.

Një dëshmitar tha se një grua bërtiste dhe thoshte se dikush e ka hedhur fëmijën e saj nga kati i tretë i qendrës tregtare.

Zyrtari policor tha se i dyshuari ka vrapuar dhe është përpjekur të largohet nga vendi i ngjarjes, por u ar.restua disa minuta më pas.

Sipas tij, policia nuk beson që ekziston ndonjë lidhje mes personit të dyshuar dhe familjes së fëmijës dhe se ende nuk dihet motivi i këtij veprimi.

Qendra tregtare ku ndodhi incidenti ka një hapësirë prej 390 mijë metrash katrorë dhe është qendra e pestë më e madhe në Shtetet e Bashkuara, shkruan “Independent”