Siç shihet edhe në video, hajdutët mbushin çantën me unaza dhe arratisen me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në Georgia të SHBA-ve, ndërsa vlera e bizhuve të vjedhura është rreth 200 mijë dollarë.

Hajdutët – të përshkruar si persona me ngjyrë, midis 25 dhe 35 vjeç, me tatuazhe në fytyrat e tyre – dyshohet se dolën nga parku i Lawrenceville, duke ikur më pas me një Mitsubishi të zi.