Një zjarr i madh ka përfshirë Katedralen ‘Notre Damit’ në Paris. Siç duket në pamjet e publikuar nga mediat ndërkombëtare shihet se çatia e kësaj katedralje nxjerr shëllunga të mëdha tymi.

Raportimet e para mbi këtë ngjarje kanë ardhur nga qytetarët në rrjetet sociale. Katedralja e ‘Notre Damit’ për Parisin por jo vetëm është më shumë sesa një katedrale pasi ajo prej vitesh është bërë simboli i Parisit. ‘Notre Dame’ është atraksioni më i populluar në kryeqytetin e Francë ku brenda një viti vizitohet nga rreth 13 milion turistë./Shqiptarja