Ibrahim Lici, djali i anëtarit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, dyshohet se është autori kryesor i vr.asjes së dy vëllezërve Bilali.

26-vjeçari, në bazë të hetimeve të Policisë, dhe Prokurorisë është personi që ka qëll.uar me bres.hëri automatiku në drejtim të Ibrahim dhe Astrit Bilalit, ngjarje e ndodhur më 30 mars. Gjithçka dyshohet se është shkak i një konflikti mes dy familjeve në Shkodër, Lici dhe Bajri. Djali i Mustafa Licit është shpallur në kërkim bashkë me personin që e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes me makinë.

Ndërkohë, Policia ka marrë në pyetje dy të arrestuarit, Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Këta dy persona dyshohen si bashkëpunëtorë në krim, por ende nuk është i qartë nëse kanë luajtur rol direkt. Gjatë dëshmisë së tyre, dy të rinjtë kanë mohuar akuzën “vr.asje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Si Stojku dhe Rama, gjatë pyetjeve të shumta nga hetuesit, kanë mohuar të kenë lidhje me ekzekutimin e babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit, i arrestuar si anëtar i grupit “Bajri”. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se dy të rinjtë kanë lyer me bojë makinën, e cila është përdorur në vrasjen e Ibrahim dhe Astrit Bilalit. Pas vr.asjes së dy vëllezërve në lagjen “Kiras”, pak metra më tutje, Policia gjeti një makinë që po digjej.

Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe makina nuk u dogj në brendësi. Pas akteve të ekspertizës në mjet u zbuluan gjurmë, sipas Prokurorisë, të Arsen Stojkut dhe Mislim Ramës. Ata janë të afërm të Ibrahim Licit, i cili në mjetin e sekuestruar nga Policia nuk janë gjetur gjurmë të tij. Por ai dyshohet si autor i vr.asjes nga përgjimet telefonike dhe ambientale.

Tri javë pas ngjarjes së rëndë, Policia e Shkodrës, ndryshe nga herët e tjera, arriti të zbardhë autorët.

Në operacionin e koduar “Livadhe”, pas hetimeve dhe përgjimeve të kryera, u ndaluan Arsen Stojku 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me Paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Policia arrestoi dhe Mislim Ramën, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Policia, përveç dy të ndaluarve, ka shpallur në kërkim shtetasin Ibrahim Lici 26 vjeç, si i dyshuar kryesor për veprën penale të vrasjes së dy vëllezërve Bilali si dhe shtetasin D.B 29 vjeç për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ibrahim Lici është djali i anëtarit të Këshillit Bashkiak Mustaf Lici, një familje kjo e përfshirë në një përplasje që vijon prej kohësh me grupin tjetër “Bajri” në qytetin e Shkodrës. Në njoftimin e saj, Policia e Shkodrës tregoi se vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim vrasjen e Astrit dhe Ibrahim Bilalit. Si rezultat i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tri aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre. Ndërkohë, Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bilali.

Menjëherë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali në lagjen “Kiras” në Shkodër, pak metra nga vendi i ngjarjes, Policia gjeti një makinë të djegur që dyshohej se ishte përdorur nga autorët. Makina e dyshuar se është përdorur për vrasjen e dyfishtë u dogj në pjesën e jashtme, ndërsa kishte shpëtuar pa u djegur bren da. Kjo ishte një ndihmesë e madhe për Policinë. Efektivët gjetën në atë mjet gjurmë të ndryshme.

Menjëherë u dërguan në Tiranë për të bërë ekspertizën e nevojshme dhe për të arritur që përmes këtyre gjurmëve të gjenden autorët. Policia është ndihmuar nga këto gjurmë për të arritur tek autorët e dyshuar. Po ashtu, gjatë gjithë kësaj kohe, prej gati një muaji, ka pasur përgjime të ndryshme telefonike dhe ambientale, që kanë krijuar dyshime të arsyeshme për Policinë mbi autorët e mundshëm në vr.asjen e Astrit dhe Ibrahim Bilalit.

/Panorama/