Qëkur është bërë ministre, zonja Elisa Spiropali ka përfituar shofer dhe shoqërues personal.

Këtë të enjte që po binte shi, shoqëruesi duhej të bënte punën e tij, pra, ta shoqëronte zonjën Spiropali deri në hyrje të Parlamentit, si dhe t’i mbante çadrën.

Por mbase kjo gjë i është dukur e tepërt ministres, prandaj ajo e ka mbajtur çadrën vetë, por ka marrë me vete shoqëruesin që t’ia linte çadrën sapo ajo të futej në godinën e Parlamentit.

Kjo e bën atë modeste në sytë e publikut, por ka edhe anën e saj negative sepse shoqëruesi u bë qull pa çadër. Nëse do ta mbante ai, të paktën do të ishte mbuluar edhe vetë./Panorama