Strakosha bëri të pamundurën për të shpëtuar humbjen e skuadrës së tij përballë Milanit.

Vetëm penalltia në minutën e 79’ mposhti portierin shqiptar i cili tregoi një nivel të jashtëzakonshëm ku gjatë lojës neutralizoi disa herë gjuajtjet e kundërshtarëve

Por vlen të theksojmë episodin në minutën e 91’ të takimit ku Suso lëshoi një “predhë” në hyrje të zonës ndërsa përgjigja e Strakoshës ishte fenomenale duke ‘fluturuar’ në trekëndëshin e portës.