Protesta e organizuar dje nga opozita degjeneroi në dhunë. Militantët e thirrur nga Basha dhe kryemadhi lëshuan bojë, fishekzjarre, kapsolla dhe gurë në drejtim të Policisë, që ishin aty për të garantuar rendin, dhe godinës së Kryeministrisë e Kuvendit. Para Kuvendit militantët e PD-LSI i vunë flakën një makine të parkuar aty e cila u shkrumbua e gjitha.

Paralelisht me këto ngjarje, Basha dhe Kryemadhi, sidomos ky i pari, mobilizonin turmën me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Mirëpo këto thirrje të liderëve opozitarë nuk prodhuan asgjë tjetër veçse kaos, flakë e dhunë ndaj Policisë, ku u plagosën të paktën 5 prej tyre. Për më shumë shihni fotot e mëposhtëme.

Pyetja që lind natyrshëm është: Kështu e di Basha dhe Monika, Shqipërinë si gjithë Europa, me tym e flakë? /Lexo