Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka komentuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili u shpreh se eurot e grabitura në Rinas mund te jënë djegur.

Ndoka ironizon duke u shprehur se ‘hiri i eurove do të hidhet në Kuvend të enjtën dhe ftohen deputetët në funeral’.

‘Na habiti Sandër Lleshaj që deklaroi, se hajdutët në Rinas i kanë djegur eurot!

Po pse more Sandër, unë të dija më ndryshe se kaq!

Hidhe hirin, si provë para kuvendit, se eurot i ka marrë Rilindja për zgjedhjet’, shkruan Ndoka.

Postimi i plotë:

Hiri i eurove të Rinasit do të hidhet në Kuvend të enjten, ftohen deputetët në funeral!

Një person vjedh 12 milion euro në një bankë në Itali; arrestohet pas tre muajsh. Gjykatësi i thotë në gjyq:
I pandehur, nëse kthen eurot, të ulet 1/3 e dënimit.
– Z.Gjykatës kisha dëgjuar për ju, se jeni njeri me mend. Nëse do t’i ktheja eurot bankës, kisha marrë kredi!

Na habiti Sandër Lleshaj që deklaroi, se hajdutët në Rinas i kanë djegur eurot!

-Po pse more Sandër, unë të dija më ndryshe se kaq!

Hidhe hirin, si provë para kuvendit, se eurot i ka marrë Rilindja për zgjedhjet!