Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka nisur një vizitë zyrtare në Itali në datat 15-16 prill 2019.

Ruçi do të takohet me kryetarin e Dhomës së deputetëve të Parlamentit italian Roberto Fico dhe me kryetarin e dhomës së Senatit, Marua Elusabeta Castellati .

Mësohet se gjatë takimit do të diskutojnë mbi bashkëpunimin dypalësh Shqipëri –Itali dhe mbi integrimin e Shqipërisë në BE.