Një vajzë 19-vjeçare me emrin Sara Sanderson, mendonte se kishte pak ditë jetë kur u diagnostikua me leuçemi të nivelit e fundit dhe doktoët i kishin dhënë vetëm pak muaj jetë.

Lajmi i vajzës tronditi miqtë e saj dhe ata grumbulluan 3,130 mijë pound nga donatorë të ndryshëm për të realizuar dëshirat e saj të fundit.

Për mrekulli vajza arriti që të mbijetonte dhe sot ajo është pothuajsë e shëruar. Sara i falenderoi të gjithë për bamirësinë e tyre dhe i ka kthyer sërish paratë te ata që ia dhuruan.

Historia prekëse e 19-vjeçares ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe na kujton se gjithmonë ka shpresë edhe në situatat më të vështira…