Këngëtarja Eleni Fourera është vajza me origjinë nga Fieri e cila përfaqësoi Qipron vitin e shkuar në festivalin Evropian. Kënga e saj ‘Fuego’ u pëlqye në masë dhe u rendit e dyta në ‘Eurovizion’. Pasi kishte gjithë famën e dëshiruar Eleni tha më ‘zë të lartë’ origjinën e saj shqiptare. Tashmë atë e pret një surprizë emocionuese.

Eleni ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shkruhet: “Është zyrtare. Eleni Foureira do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’ të këtij viti”.

“Jam shumë e nderuar dhe e emocionuar të njoftojë se unë do të performoj në finalen e ‘Eurovision’. Mezi po pres të përjetojë sërish kujtimet e vitit të kaluar”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.