Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se partia e re e paralajmëruar nga deputetja Rudina Hajdari krijohet për t’i dhënë pak oksigjen qeverisë aktuale.

Manjani shkruan me ironi se godina e kësaj partie do të jetë tek Kryeministria.

Postimi i plotë:

Lajm:

Krijohet parti e re.

Quhet: Bindja Demokratike.

Përbëhet prej: Demokratësh të bindur.

Qëllimi: T’i jepet edhe pak oksigjen qeverisë.

Motivi: për inat të Lulit.

Objektivi: kap ça t’kapësh.

Financohet nga: “sekret”

Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD.

Selia: godina e Kryeministrisë.

Programi: në hartim e sipër. ( coming soon) në varësi të situatës.

Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.

——————

Konkluzioni:

Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!

Unë mendoj se jo…