Katedralja e famshme e Notre-Dame në Paris ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme.

Tashmë po bëhen mbi tre orë që katedralja është e ‘pushtuar’ nga flakët dhe shumë zjarrëfikës po punojnë për ndalimin e zjarrit.

Ndërkohë pak minuta më parë ka reaguar ministria e Brendshme franceze duke dhënë një lajm të keq.

Katedralja Notre-Dame mund të mos shpëtohet dot, pavarësisht se vazhdojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë zjarrin nën kontroll.
Nga fotot dhe videot e publikuar vihet re maja dhe kulmi i katedrales që janë shembur.
ndërtesës.

Dyshohet se rënia e zjarrit ka qenë aksidentale dhe e ka patur shkëndijën në zonën e papafingos.

Ndërkaq francezët kanë dal në qendër të Francës ku po zhvillojnë homazhe dhe po luten për shuarjen e zjarrit.