Ledian Memushaj nuk ka ndërmend që të ndalet te skuadra e Pescarës.

Disa ditë më parë mesfushori vlonjat shënoi një gol spektakolar nga distanca, por edhe sonte në mbrëmje përsëriti një veprim të ngjashëm.

Një nga shokët e tij të skuadrës tentoi nga goditje dënimit, topi ju kthye dhe më pas, ai lëshoi një “bombë” nga distanca, që përfundoi në trekëndësh, shkruan kohajone.

Me këtë formë fantastike, vlonjati pritet ta ndihmojë shumë kombëtaren në ndeshjet e muajit qershor.