Burri miliarder i aktores së famshme, Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në ndërtimin e katedrales “Notre Dame”, në Paris.

Biznesmeni francez, Francois-Henri Pinault e bëri njoftimin vetëm disa orë pasi zjarri i madh kaploi katedralën 850 vjeçare në zemër të Parisit. Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si “Gucci” dhe “Yves Saint Laurent”.

Reagimi i tij për të ndihmuar në ndërtimin e “Notre Dame”, erdhi pas deklaratave të presidentit Emmanuel Macron, i cili bëri thirrje për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e saj.

Pak pasi presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se do të hapë fondet për të mbledhur ndihma për riparimin e katedrales “Notre Dame” në Paris që u dogj të hënën në mbrëmje, ka nisur mbledhja e miliona eurove për këtë qëllim.

Së fundmi, familja e biznesmenit Bernard Arnault dhe brendi i tij LVMH kanë njoftuar se do të dhurojnë 200 milionë euro në këtë fond, ndërsa tashmë janë ndërmarrë shumë iniciativa për të ndihmuar në riparimin e saj, raporton “Reuters”.

Edhe biznesmeni tjetër francez, Francois-Henri Pinault ka njoftuar pak orë pas djegies së katedrales 850-vjeçare se do të dhurojë 100 milionë euro për riparimin e saj.

Platformat për fonde online tashmë janë mbushur me iniciativa me qëllim të riparimit të simbolit të Parisit. Më shumë se 50 fushata tashmë janë lansuar të hënën vetëm në “GoFundMe”.

Janë këto shifrat marramendëse që biznesmenët po ofrojnë. Të gjithë duam që Katedralja e kulturës evropiane të rindërtohet, ama kur dëgjojmë këtë shifra nuk rrimë dot pa menduar për njerëzit e uritur. Me aq para mund të shuhet edhe uria në botë ku veç kulturës mos të humbin edhe jetë njerëzish.