Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ka vetëm një mënyrë që opozita të futet në zgjedhje.

“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të përmbushen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

“Misioni ynë është i qartë. Këshilli Kombëtar, në përgjigje të aspiratës për ndryshim, ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta: të çrrënjosim krimin, korrupsionin që pamundësojnë mirëqenien.

T’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke i kthyer shpresën dhe mundësinë në shtëpinë e tyre. Vendimi është i qartë: PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.