Ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare regjisori i nominuar për Oskar,c.

I njohur më mirë për filmat “Boyz në Hood” dhe “Poetic Justice,” ai ishte prej ditësh nën kujdesin e mjekëve në spital.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët e tij, ku janë shprehur se regjisori u dërgua i sëmurë në spital të mërkurën e kaluar dhe ishte mbajtur në kujdes intensive nga mjekët.

Regjisori pësoi javën e kaluar një arrest kardiak, ndërsa nuk arriti të mbijetojë.

John Singleton lindi Los Anxhelos, shtroi rrugën për regjisorët afrikano-amerikan gjatë viteve 1990.

Po ashtu, në vitin 1992 ai u nominua në çmimet Oscar me filmin “Boyz N The Hood”, duke u bërë kështu regjisori i parë afrikano-amerikan që do të nominohej në Oscar.