Një psikologe ka vendosur të bëjë një pyetje për të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale duke sjellë historinë e një vajze që flirtonte me një mik, ndërkohë që ishte e fejuar.

Nadia dhe Rian, një “dashuri” virtuale

Disa muaj pasi u njohën në një festë, Nadia dhe Rian, një mik i vjetër i familjes së saj shkëmbenin mesazhe rreth 35 herë në ditë.

“Unë jetoja me të fejuarin tim dhe duhet ti jepja fund, por më pëlqente ta vazhdoja lojën. Shkova aq larg sa mora një telefon sekret sepse nuk doja që i fejuari të më zbulonte. Por deri në atë moment, nuk i kishim thënë asgjë s*ksuale njëri-tjetrit.

Atëherë, pas 6 muajsh, kuptova se Rian po tërhiqej më shumë ndaj meje. Unë e doja vëmendjen, por ai më thoshte gjëra të tipit: “A mund të vi të të shoh?” Një pjesë e imja ek.sitohej shumë nga kjo gjë. Por e dija që e doja të fejuarin tim dhe nuk doja ta tradhtoja. Mora vendimin që ti jepja fund dhe e fika celularin tim sekret. E lashë aty për një javë dhe pasi e ndeza, kisha shumë mesazhe të llojit: Ku je? Pse nuk mund të jemi miq?

Unë thjesht iu përgjigja: Nuk mund ta bëj më këtë. Kaq”, rrëfeu Nadia tek psikologia duke shtuar se i mungonte flirtimi, por nuk donte të kapej nga i fejuari.

Historia e Nadia dhe Rian është konsideruar më shumë se miqësi, por asnjëherë nuk kishte lidhje seksuale, aq më tepër fizike. Marrëdhënia e tyre ishte tradhti virtuale, një term që po ngatërron shumë cifte në ditët e sotme.

Dikur këto gjëra bëheshin me mesazhe në celular, tashmë janë shtuar rrjetet sociale dhe shkaktari i zënkave më të mëdha në cift është njoftimi: “Dikush ka filluar të të ndjekë në Facebook, Instagram apo Twitter.”/Express