Manchester United u mund 3-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, në një sfidë ku nuk patën mundësi të konkurrojnë, sepse dy golat e shpejtë të Messit mbyllën llogaritë e kualifikimit.

Në pjesën e dytë trajneri norvegjez i dha një shënim me letër sulmuesit Rashford, ku shkruhej formacioni që kalonte nga 4-3-3 në 4-4-2, me Mc Tomminy dhe Fred në qendër të mesfushës dhe Lingard e Pogba në krah. Ndërsa në sulm Martial shtyn përpara krah Rashford.

Gjithsesi sulmuesi e ri e lëshoi letrën pas një dyluftimi me Pique, para zonës së portierit Ter Stegen. Gjermani shkoi me ngadalë dhe e mori letrën duke lexuar udhëzimet e fundit të trajnerit rival dhe analizoi vendosjen e re të sulmuesve që qëndronin para tij.