Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve. Basha ka përçuar urimin e tij nga kisha e Shna Ndout në Laç.

Nga aty përmes një video live në Facebook, kryedemokrati është shprehur se ky është vendi më i shenjtë për besimtarët katolikë por edhe për të gjithë shqiptarët, ndërsa ka bërë sërish thirrje për bashkim.

“Sapo kam mbërritur në një vend të shenjtë për besimtarët e krishtit në kishën e Shna Ndout në Laç dhe dua tu them të gjithë shqiptarëve gëzuar për shumë vjet Pashkët. Lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, veçanërisht për ata në nevojë, për të vobektit, për të sëmurët edhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësinë. Lutem që kjo ditë e Ringjalljes së Krishtit të jetë dita e ringjalljes së shpresës nën drejtimin e Zotit fuqiplotë. Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët kudo që janë që Zoti të na bashkojë kundër padrejtësisë, për tu bashkuar të gjithë se vëllezër dhe motra nën Perëndinë, për një Shqipëri të paqes dhe të së ardhmes më të mirë. Zoti e bekoftë Shqipërinë’, tha mes të tjerash Basha.

Nga zemra i uroj të gjithë besimtarët katolikë e ungjillorë dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë: Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 21. April 2019