Të paktën 50 njerëz raportohen të jenë v rarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë pl agosur nga shp ërthimet në kisha dhe hotele në Sri Lanka.

BBC shkruan se janë raportuar të paktën gjashtë shp ërthime. Tre shp ërthime në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa u shënuan gjatë shërbesës së Pashkëve.

Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të gjitha në Colombo, u go ditën gjithashtu.

Dita e Pashkës është një nga festa të mëdha në kalendarin e krishterë.

Imazhet në mediat sociale treguan brenda një prej kishave, gj ak në pllakat e dyshemesë si dhe tavane të shkatërruara.

Mediat e Sri Lankës raportojnë se midis vi ktimave mund të jenë edhe turistë të huaj.

Disa media thonë se numri i të vd ekur mund të jetë më i lartë dhe burim spitalor në Batticaloa i tha BBC se numri i të vd ekurve atje mund të jetë 27.

Nga ana tjetër, Reuters citoi një burim policor të thoshte se më shumë se 50 vetë vd iqën vetëm në Negombo.

Ministri i qeverisë Mano Ganeshan, në vendin e një shp ërthimi në Kolombo, shprehu tronditjen e tij ndaj su lmeve.

Askush nuk ka marrë përsipër ende su lmet e përgj akshme.