Ish drejtori i një banke spe.rme në Hollandë, që v.diq në 2017, është babi biologjik i 49 fëmijëve të lindur me farëzim artificial. Lajmin e bën të ditur Defence for Children, një organizatë që përfaqëson prindërit dhe fëmijët të përfshirë në këtë skandal.

Jan Karbaat, mjek dhe ish drejtor i një klinike për fertilizime, dyshohet që ka përdorur spermën e tij në vend të asaj të dhuruesve të zgjedhur nga familjet.

Konfirmimi vjen nga testet e ADN

-Rezultatet e një sërë testesh Adn-je të realizuara në një spital në Nimega ‘kanë konfirmuar që 49 fëmijët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Karbaat, ka sqaruar organizata në një komunikatë për shtyp. ’Rezultatet konfirmojnë dyshimin e rëndë që Karbaat përdorte sp.ermën e tij në klinikë’, vazhdon njoftimi. Skandali është zbuluar rreth muajit shkurt kur një gjykatë holandeze ka urdhëruar që Adn-ja e Karbaat të vihej në dispozicion të prindërve dhe fëmijëve të tyre.