Katedralja e Notre Dame, është një thesar i arkitekturës gotike franceze dhe është një nga simbolet më të famshme të Parisit, duke tërhequr 12 milionë vizitorë dhe pelegrinë çdo vit.

Ditën e djeshme, një zjarr shpërtheu në katedrale, duke rrëzuar hyrjen e saj.

Përse katedralja e Notre Dame është aq e rëndësishme për katolikët në mbarë botën?

Këtu janë disa nga arsyet pse katedralja mesjetare është një ikonë në historinë botërore:

1. Katedralja është më shumë se 850 vjeçare. Dhe këtë moment historik e festoi në vitin 2013-të.

2. U deshën 182 vjet për ta ndërtuar dhe ndërtimi filloi në shekullin e 12-të dhe u përfundua në shekullin e 13-të, sipas Udhëtimit të Fodor’s.

3. Mund të mbajë më shumë se 6.000 admirues, sipas Lonely Planet.

4. Mbreti i Anglisë Henry VI u kurorëzua Mbreti i Francës në katedrale, dhe Napoleoni u kurorëzua atje nga Papa Piu VII, sipas Lonely Planet.

5. Hyrja qendrore e katedrales u shtua gjatë një restaurimi në shekullin e 19-të, sipas Enciklopedisë Britanike. Restaurimi ishte pjesërisht i frymëzuar nga suksesi i romanit të Viktor Hygoit “Kurrizoja i Notre Damit” në 1831.

6. Katedralja është e njohur për dritaret e mëdha të xhamit, ndër detajet e tjera arkitektonike.

7. Notre Dame u dëmtua rëndë gjatë Revolucionit Francez. U restaurua nga arkitekti Eugène Viollet-le-Duc në shekullin e 19-të, sipas Fodor’s Travel.

8. Turistët dynden drejt saj.

“Kjo është me të vërtetë një nga katedralet më të mrekullueshme dhe të rëndësishme mesjetare në botë”, tha Yaron Yarimi, një agjent udhëtimi me bazë në Nju Jork dhe ekspert i Parisit.

“Është gjithashtu ndër pesë vendet më të kërkuara për t’u vizituar kur ne organizojmë udhëtimin në Paris për klientët tanë.” Yarimi tha se ishte i trishtuar nga zjarri. “Çfarë tragjedie shpaloset para syve tanë!”